Guide / manual / handbook
Manual për Regjistrimin e Popullsisë
Ky manual shërben si mjet për profesionistët e fushës, autoritetet përkatëse dhe vendimmarrësit politikë në Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së për ta përdorur kur vlerësojnë efikasitetin e sistemeve të tyre kombëtare për regjistrimin e popullsisë dhe, kur është e nevojshme, për reformimin e tyre.
ODIHR-i e hartoi këtë Manual si përgjigje ndaj numrit në rritje të kërkesave nga Shtetet pjesëmarrëse për ekspertizë dhe këshillim lidhur me politikat e ndjekura. Përmes këtij manuali nuk synohet përcaktimi i normave ose standardeve. Megjithatë, ky manual sqaron parimet kryesore ku bazohet krijimi dhe ruajtja e modeleve funksionale të regjistrimit të popullsisë në shoqëritë demokratike.- Data:
- Burimi:
- OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
- Botues:
- Organization for Security and Co-operation in Europe
- Puna jonë:
- Mirëqeverisja, Demokratizimi