Rregullimi i fushatave zgjedhore online me kode sjelljeje: shembulli i Maqedonisë së Veriut
Nga shtatori 2022 deri në tetor 2023, ODIHR-i ka mbështetur Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (Agjencia) të Maqedonisë së Veriut për hartimin e një Kodi Sjelljeje për Sferën Online gjatë Proceseve Zgjedhore dhe Referendumeve (Kodi).
Në këtë kod trajtohet sjellja e partive politike dhe kandidatëve në sferën online, duke përfshirë edhe sjelljen e tyre në rrjetet sociale, gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve. Ai mbulon, gjithashtu, edhe sjelljen online të mediave, verifikuesve të fakteve dhe të subjekteve të tjera që mund të ndikojnë te publiku gjatë fushatave. Ky kodi është vullnetar dhe synon të shërbejë si udhërrëfyes për të garantuar integritetin e informimit online gjatë zgjedhjeve dhe referendumeve.
Ndihma e ODIHR-it për Agjencinë ishte pjesë e projektit "Mbështetje për Reformat Zgjedhore në Ballkanin Perëndimor", financuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake e Zhvillimit.