Skip Links

Zërat për ndryshim: Seminar Rinor i OSBE-së për Zhvillimin e Fushatës së Ndërgjegjësimit në Mediat Sociale për Parandalimin e Kriminalitetit të të Rinjve në Shqipëri

Workshop

Data:
Location:
takim fizik në Tiranë, Shqipëri
Organized by:
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)
Series:
Training and educational programmes for youth
Burimi:
Office of the Co-ordinator of OSCE Economic and Environmental Activities, Transnational Threats Department
Fields of work:
Policimi, Rinia

Gjuha: Shqip (ofrohet edhe përkthim i njëkohshëm në Anglisht)

A jeni i ri shqiptar i moshës 18-25 vjeç dhe e keni për zemër të jepni ndikim pozitiv në komunitet? Dëshironi të jepni kontribut për krijimin e një fushate ndërgjegjësimi kombëtare në mediat sociale që ka për qëllim parandalimin e përfshirjes së të rinjve në veprimtari kriminale?

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) fton të rinjtë nga Shqipëria të marrin pjesë në një seminar një-ditor më 15 prill 2025 në Tiranë. Ky seminar do të bëjë bashkë të rinjtë nga Shqipëria për të diskutuar dhe për të zhvilluar ide konkrete për hartimin e një fushate ndërgjegjësimi në mediat sociale që ka për qëllim të parandalojë përfshirjen e të rinjve në krimin e organizuar në marrëdhënie korrupsioni apo në përdorimin të drogës.

Pse duhet të merrni pjesë?

  • Arritja e Ndryshimit – Merrni pjesë në zhvillimin e një fushate kombëtare në mediat sociale.
  • Përmirësimi i Aftësive – Përftoni njohuri rreth parandalimit të krimit, komunikimit në mediat sociale dhe fuqizimit të të rinjve.
  • Rrjeti me Bashkëmoshatarë dhe me Ekspertë – Punoni me bashkëmoshatarë dhe me ekspertë në fushën e parandalimit të krimit, zbatimit të ligjit dhe mediave sociale.
  • Kostot e Mbuluara – OSBE-ja do të mbulojë shpenzimet, duke përfshirë këtu ushqimin gjatë aktivitetit, materialet, si edhe hotelerinë (nëse do të jetë e nevojshme) dhe do të rimbursojë udhëtimin rrugor për pjesëmarrësit që udhëtojnë drejt Tiranës.

Kush mund të aplikojë?

  • Të rinjtë e moshës 18-25 vjeç (deri më 14 prill 2025) nga Shqipëria
  • Që kanë përvojë apo interes në temat e mediave sociale, krimit të organizuar, korrupsionit, apo parandalimit të përdorimit të drogës
  • Që janë të motivuar për të dhënë kontribut në fushatën e ndërgjegjësimit në media sociale
  • Që janë veprorë dhe të angazhuar në komunitetet e tyre dhe që kanë interes të promovojnë ligjshmërinë dhe integritetin tek bashkëmoshatarët
  • Që kanë mundësi të marrin pjesë në aktivitet

Si bëhet Aplikimi

Nëse i përmbushni kriteret dhe keni interes të merrni pjesë në këtë program, ju lutemi aplikoni këtu.

Afati i aplikimit: 17 mars 2025, ora 23:59 Evropa Qendrore.

Për informacione të mëtejshme, ju lutemi t’i drejtoheni postës elektronike: Ulukbek.Abdubaliev@osce.org