Skip Links

Report

Pjesëmarrja në zgjedhje e personave me aftësi të kufizuara dhe në administratën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Vlerësimi i Pjesëmarrjes në Zgjedhje të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe në Administratën Zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, i realizuar nga nëntori 2021 deri në gusht 2022, analizon dhe jep rekomandime për pjesëmarrjen në zgjedhje të personave me aftësi të kufizuara nga këndvështrimi i veprimtarisë së administratës zgjedhore.

Ky studim është rezultat i një përpjekjeje bashkëpunuese midis projektit "Mbështetje për reformat zgjedhore në Ballkanin Perëndimor" të Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), financuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) në kuadër të projektit "Mbështetje për reformën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut", të Qeverisë së Zvicrës.

 

Si kuadër vlerësimi për këtë studim shërbeu Konventa e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (CRPD), të cilën Maqedonia e Veriut e ka ratifikuar në vitin 2011, si dhe angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike dhe rekomandimet e mëparshme të misioneve të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve.

 

Versioni i thjeshtë për t’u kuptuar i këtij raporti gjendet këtu.

Data:
Burimi:
OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
Botues:
Organization for Security and Co-operation in Europe
Puna jonë:
Zgjedhjet
InfoInfo

Mohim përgjegjësie

The views, opinions, conclusions and other information expressed in this document are not given nor necessarily endorsed by the Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) unless the OSCE is explicitly defined as the Author of this document.